Aleksandar Vuçiq

Vuçiq i bëri thirrje NATO-s ta bëjë punën e vet, ose Qeveria do të mobilizohet për të mbrojtur serbët në Kosovë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i bëri thirrje NATO-s të dielën që të “bëjë punën e saj, ose ai thotë se vetë Serbia do të mobilizohet për të mbrojtur serbët në Kosovë. Fjalimi televiziv drejtuar vendit të tij nga Vuçiq pasoi kolapsin e bisedimeve politike midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë në fillim të kësaj jave të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Bruksel, raporton AP News. Serbia, së bashku me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën, kanë refuzuar të njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Vuçiq me imagjinatën  e tij të sëmurë dhe me  paranojë, thotë se do të shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe masakrat, nëse NATO nuk dëshiron ta bëjë këtë”, ka shtuar tutje. AP News gjithashtu raporton se ekziston frika e përhapur në Perëndim se Rusia mund të inkurajojë Serbinë në një ndërhyrje të armatosur në veri të Kosovës që do të destabilizonte më tej Ballkanin dhe do të zhvendoste të paktën një pjesë të vëmendjes së botës dhe NATO-s nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …