Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka dënuar ashpër vrasjen e komentatores politike, Darja Dugina. Ai i dërgoi ngushëllimet e tij familjes së Dugina-s, duke e quajtur vdekjen e saj “një krim të poshtër dhe mizor”. Dugina ishte bija e ultranacionalistit të shquar rus, Alexander Dugin. Shërbimet Federale të Sigurisë Ruse më herët të hënën fajësuan shërbimet ukrainase të sigurisë për sulmin. Zëdhënësi i Gardës Kombëtare të Ukrainës, u përgjigj se autoritetet ukrainase për momentin nuk kanë asnjë përgjigje ndaj pretendimit. Në një deklaratë të botuar në kanalin Telegram të Kremlinit, Putin ka deklaruar: “Një krim i poshtër, mizor shkurtoi jetën e Daria Dugina-s, një personi të zgjuar, të talentuar me një zemër të vërtetë ruse – e sjellshme, e dashur, simpatike dhe e hapur. Gazetare, shkencëtare, filozofe, korrespondente lufte, ajo i shërbeu me ndershmëri popullit, atdheut, e vërtetoi me vepër se çfarë do të thotë të jesh patriot i Rusisë”, saktësoi, me këtë rast kryetari i Rusisë, Vladimir Putin. (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …