leoni

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Në indeksin mbi rritjen e inflacionit  publikuar në kohën e fundit,  Banka Botërore e rendit Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën me 19.2%, Serbinë me 19.3%, Maqedoninë e Veriut me 21.5% dhe Malin e Zi me 23.1%. Sipas kësaj Banke inflacioni i çmimeve të ushqimeve vendase mbetet i lartë në mbarë botën. Nga prilli deri në korrik 2022, inflacioni në produkte ushqimore është i lartë në pothuajse të gjitha vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ndërkohë nga 11 gushti 2022, indeksi i çmimeve bujqësore është 1% më i lartë se dy javë më parë. Krahasuar me mesataren e janarit 2021, indekset e çmimeve të misrit dhe grurit janë 20% më të larta, ndërsa indeksi i çmimit të orizit është 16% më i ulët”, njofton Banka Botërore.  Sipas Bankës Botërore, lufta në Ukrainë ka ndryshuar modelet globale të tregtisë, prodhimit dhe konsumit të mallrave, duke ndikuar kështu që çmimet të jenë në nivele të larta deri në fund të vitit 2024, duke përkeqësuar pasigurinë ushqimore dhe inflacionin.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …