Lista Serbe sërish ka kërcënuar se do të largohet nga institucionet e Kosovës nëse nuk arrihet një zgjidhje kompromisi për targat dhe dokumentin e hyrje-daljes të Kosovës, sipas propozimit serb. Së pari largohemi ne politikanët, e pastaj të gjithë me radhë, edhe prokurorët, edhe gjyqtarët, edhe policia”, ka thënë Goran Rakiqi, gjatë një fjalimi për disa medie në veri të Kosovës. Me këtë veprim Lista serbe kërkon ta devalvojë në tërësi dialogun e Brukselit. Lista Serbe edhe pse pjesë e institucioneve të Kosovës ka përsëritur se i ka dhënë mbështetje të plotë kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje kompromisi në 10 ditët e ardhshme, por me garanci se nuk do të lejohet, sikur paragjykohet, gjoja dëbimi i popullatës serbe nga Kosova. Beogradi zyrtar është duke e kundërshtuar vendimin e fundit të Kosovës për t’u lëshuar dokument për hyrje-dalje atyre që posedojnë dokumente serbe pas hyrjes në Kosovë. Ata posaçërisht janë kundër faktit që një vendim i tillë të vlejë për serbët në veri të Kosovës, ku janë katër komuna me shumicë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …