leoni

Rasim Selmanaj

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmnaj, e ka quajtur turp e tradhti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat në Deçan

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj e ka quajtur “turp e tradhti vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për aneksimin e pronave të shqiptarëve të kësaj ane nga Kisha serbe e Deçanit. Ky është një akt i tradhtisë kundër interesave të vendit e të popullit! Ndërhyrje politike dhe shkelje e ligjit e drejtësisë! Turp! Kurrë ky vendim nuk do të pranohet as do të zbatohet  nga Komuna që unë e drejtoj”, ka thënë Selmanaj. Manastiri nuk mund të bëhet pronar i këtyre pronave! Qytetarët e Deçanit dhe unë personalisht do ta kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim politik dhe të turpshëm”, ka thënë mes tjerash z Selmanaj. Edhe Lidhja e Historianëve të Kosovës, në Deçan, ka dënuar vendimin e  Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me pronat të cilat, sipas këtij vendimi, i bëhen tapi  Manastirit të Deçanit, ashtu sikur 8.000 hektarë pyje që po i falen Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …