RKL: Mirë se vini në Radion Kosova e Lirë, e nderuar Eduarda Avdi Kelmendi
Eduarda Avdi Kelmendi: Mirë se ju gjeta dhe kam kënaqësinë që po e bëj këtë intervistë me Ju.
RKL: E nderuar Eduarda, në çfarë moshe ju ka lënë babai juaj kur ka rënë dëshmor ?
Eduarda Avdi Kelmendi: Unë kam lindur pasi ka rënë babi dëshmor, pra nuk kam pas fatin ta njoh Babin, por të tjerët që kanë folur për babin, më kanë treguar se ai ishte i urtë e atdhedashës.
RKL: Rënia dëshmor, babit Tuaj Avdiut ishte humbje e madhe dhe e pa zëvendësueshme për UÇK-në, por edhe për familjen e bashkëluftëtarët, a mbani kontakte me shokët e Tij?
Eduarda Avdi Kelmendi: Sigurisht se ishte humbje e madhe për bashkëluftëtarët dhe përgjithësisht për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne mbajmë kontakte me disa bashkëluftëtarë të Babit. Ata që zakonisht na vizitojnë janë: Safete Shala, Besnik Shala, Azem Veseli e disa të tjerë.
RKL: E nderuar Eduarda, cili është mendimi i Juaj, lidhur me trajtimin e familjeve të dëshmorëve nga qeveritë̈ e pasluftës?
Eduarda Avdi Kelmendi: Për mendimin tim nuk trajtohen në mënyrë meritore familjet e dëshmorëve, sepse ATA u flijuan për ne, andaj duhet të jenë më të kujdesshme qeveritë në raport me ne.
RKL: Cila është̈ përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga institucionet e vendit dhe a mjafton ajo?
Eduarda Avdi Kelmendi: Konkretisht kam pagën e babit që është miratuar vite më parë nga Qeveria Thaçi. Nga shoqëria kam përkrahjen morale, respektin dhe nderin që më bëjnë si bijë dëshmori.
RKL: A mendoni se po bëjmë̈ mjaft për të quar në vend amanetin e dëshmorëve?
Eduarda Avdi Kelmendi: Jo, nuk kemi bërë mjaft, sepse kemi rastin e Mitrovicës Veriore. Kosova është ende e trazuar.
RKL: Si ndiheni për përvjetorët e kujtimeve për babanë?
Eduarda Avdi Kelmendi: Në përvjetorë ndihem krenare për veprën sublime te Babit, por edhe çdo ditë tjetër të jetës sime.
RKL: A ruani diçka të veçantë nga babai ndonjë relikt, letër apo shkrim te tij?
Eduarda Avdi Kelmendi: Kam vetëm një zingjir dore nga Babi, që e ka mbajtur ai vet, diçka tjetër fatkeqësisht nuk kam.
RKL: Ku jeni sot Ju, a studioni, a punoni?
Eduarda Avdi Kelmendi: Unë momentalisht jetoj në Prishtinë. Kam studiuar Arkitekturën. Kam marrë edhe disa zanate. Këtë vit mendoj të nis studimet për infermieri, sepse dua të ndihmoj sa më shumë njerëzit.
RKL: E nderuar Eduarda, të falënderojmë̈ se u bëre pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë. Suksese dhe shëndet.
Eduarda Avdi Kelmendi: Faleminderit që më dhatë mundësinë të jem pjesë e intervistave Tuaja. Punë të mbarë.