Avdullah Hoti: Vjosa Osmani nuk do të marr asnjë votë të LDK-së, elektorati ynë nuk shkon në Vetëvendosje

Avdullah Hoti: 4 komunat e Vetëvendosjes kanë fituar projekte nga Qeveria, 34 të tjerat kanë fituar vetëm tri projekte

Deputeti i LDK-së,  Avdullah Hoti, ka publikuar një vendim të Qeverisë së Kosovës, ku shihet se të gjitha komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje kanë fituar projekte të Qeverisë, derisa komunat që udhëhiqen nga opozita  34 sosh kanë fituar vetëm tri projekte. Hoti ka ngritur dyshime se si të gjitha komunat që udhëhiqen nga partia në pushtet kanë arritur të fitojnë projekte nga Qeveria, sikur është Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.  Nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, 4 janë nga Vetëvendosja aq sa ka fituar në zgjedhjet  vendore  ndërsa Kosova i ka komuna 38.  Sipas këtij vendimi, Komuna e Gjilanit ka fituar një projekt në vlerë 87 mijë e 500 euro, ajo e Podujevës në vlerë 111 mijë e 114 euro, e Shtimes ka fituar projekt në vlerë 113 mijë e 727 euro, derisa ajo e Kamenicës në vlerë prej 299 mijë e 960 euro, por që thuhet se është projekt edhe në bashkëpunim me Komunën e Artanës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …