Republika e Shqipërisë ka nisur kontingjentin e dytë me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, të Regjimentit të Operacioneve Speciale, për të shërbyer si pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë. I pranishëm në ceremoninë e përcjelljes ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ka theksuar se rritja e prezencës së forcave të armatosura të vendeve partnere në këtë mision është kontribut i madh i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Një tjetër kontingjent, me 30 efektivë nga Forca Tokësore dhe Batalioni Komando nga Regjimenti i Operacioneve Speciale do t’i bashkohet misionit të KFOR në Pejë, në krah të aleatëve italianë e kroatë. Rritja e prezencës së forcave të armatosura të vendeve partnere në këtë mision, kontribut i madh i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …