Projekti IWKA dhe Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj, synojnë ndarjen e granteve për agrobizneset e udhëhequra nga gratë

Mbështetja përmes granteve për bizneset fillestare apo ekzistuese të udhëhequra nga gratë, përkatësisht përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës, duke përmirësuar kështu statusin ekonomik e social të grave, ishte tema e bisedës që pati drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami, sot, në takimin me znj. Ardiana Maraj, Kordinatore e projektit IWKA dhe bashkëpunëtorë të tjerë në kuadër të programit që po realizon “KOSOVA WOMEN 4 WOMEN”. Drejtori Bajrami, falënderoi ekipin e projektit IWKA, për mundësinë e krijuar që përmes thirrjes publike, të fuqizohen bizneset fillestare dhe ato ekzistuese të udhëhequra nga gratë. Ai shtoi se Drejtoria e Bujqësisë edhe në veprimtarinë e saj, ka krijuar skema të posaçme mbështetëse për agrobizneset e udhëhequra nga gratë, gjersa edhe në këtë projekt, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, do të ofroj gjithë mbështetjen e lehtësitë e nevojshme për aplikimin e agrobizneseve. Thirrja për aplikim për grante të tilla është e hapur nga data 3 Gusht e do të vijoj deri më 18 shtator 2022, detajet e së cilës thirrje janë të publikuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …