Dhoma e Tregtisë takohet me përfaqësuesit e ZRRE-së

Dhoma e Tregtisë takohet me përfaqësuesit e ZRRE-së

Me qëllim të diskutimit rreth alternativave për shitje të energjisë elektrike të prodhuar nga gjeneratori me erë, rast i kompanisë anëtare “Wind Power” SH.A. e cila merret me prodhimin e energjisë elektrike nga gjeneratorët e erës, si dhe diskutimi lidhur me inkurajimin e bizneseve për përfshirje në tregun e energjisë solare dhe krijimin e një bashkëpunimi mes bizneseve dhe Kesco me qëllim të blerjes së energjisë dhe jo kompenzimin ishin arsyeja e takimit të përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë, përfaqësuesve të biznesit anëtar dhe përfaqësuesve të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e biznesit u njoftuan lidhur me alternativat më të përshtatshme për shtijen e energjisë elektrike, dhe hapat e mëtutjeshëm që duhen ndjekur në këtë proces. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth kërkesës së kahëmotshme të Dhomës së Tregtisë sa i përket mundësive të rritjes së kapaciteteve prodhuese nga energjia solare e të caktohet një çmim për blerjen e saj, me qëllim të nxitjes së investimeve në panele solare dhe prodhim të energjisë së ripërtëritshme.

Petrit Pepaj, Drejtor Menaxhues në ZRRE na informoi që janë duke hartuar draftin e legjislacionit të ri, i cili do të sjellë ndryshime më të mira në këtë aspekt, duke shqyrtuar mundësinë e caktimit të çmimit për blerjen e energjisë dhe jo kompensimin kilovat për kilovat, si dhe rritjen e kapaciteteve nga 100 kilovat sa janë aktualisht në 400. Pepaj theksoi që kriza energjetike po i ngadalëson proceset në këtë drejtim, mirëpo pritet që gjatë muajit në vijim ky draft të dal në konsultim publik, duke inkorporuar kështu praktikat më të mira ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …