Vuçiq kërkon që FSK-ja në Veri të Kosovës të mos lëviz pa pëlqimin e NATO-s dhe kryetarëve të 4 komunave serbe

Vuçiq kërkon që FSK-ja në Veri të Kosovës të mos lëviz pa pëlqimin e NATO-s dhe kryetarëve të 4 komunave serbe

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me ambasadorin amerikan në Beograd, Kristofer Hill  pohoi se Serbia po e trajton seriozisht gjetjen e një zgjidhjeje për krizën aktuale, të cilën sipas tij e shkaktuar Qeveria e Kosovës nga lëvizjet e njëanshme. Në njoftimin e presidencës serbe theksohet se fokusi i bisedës së dy zyrtarëve ishte situata në rajon, radha e dialogut të  javës së kaluar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës,  dhe bashkëpunimi dypalësh. Vuçiç është përpjekur t’i sqarojë ambasadorit Hill qëndrimet e Serbisë që ai përfaqëson në dialogun me Prishtinën. Ai insistoi se është duke marrë pjesë në dialog me përgjegjësi dhe konstruktivitet, por shtoi se serbët që jetojnë në Kosovë kërkojnë pa kushte formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. E rëndësishme është që Prishtina t’i përmbahet marrëveshjes që forcat speciale të Kosovës të mund të lëvizin në veri vetëm me pëlqimin e NATO-s dhe kryetarëve të katër komunave, të banuara me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …