Kryeministri, Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, pas një jave ka folur për takimin e 18 gushtit në Bruksel me kryetarin serb, Vuçiq

Kryeministri, Kurti,  në mbledhjen e sotme të Qeverisë, me një javë vonesë  ka folur për takimin e 18 gushtit në Bruksel me kryetarin  serb, Aleksandar Vuçiç, ku u shpreh se pala serbe nuk ka qenë e gatshme për normalizim të plotë. Kurti tha se  Sipas agjendës së komunikuar takimi trilateral do të trajtonte dy tema. Çështjet aktuale dhe kornizat e marrëveshjes finale. Kapitulli i parë që kam propozuar statusin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, njohja reciproke. Ballafaqimi me të kaluarën, personat e zhdukur me dhunë, dëmet e luftës. Hapat në të ardhmen duke vendosur bashkëpunimin, që si pikënisje ka katër liritë nga procesi i Berlinit. Trajtimi i pakicave. Shqyrtimi i marrëveshjeve të deritashme se cilat janë tejkaluar, Mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes. 4 opsionet e Lajçakut për lirinë e lëvizjes, ai i ka propozuar, por është e pavërtetë se njëra palë nuk ka qenë konstruktive. Opsion i pranuar për ne heqja e dokumenteve në hyrje dalje, kemi hedhur idenë që t’i njohim të gjitha dokumentet. Ky është pozicion që del nga principet evropiane dhe i hedh poshtë zgjidhjet gjysmake ka thënë Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …