Javëve të fundit konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë në orë është rreth 560 Megavat ndërsa prodhimi rreth 530. Kështu ka bërë të ditur instituti GAP, duke theksuar se kërkesa për energji elektrike në Kosovë është më e lartë nga mesdita deri në mbrëmje. Madje, për shkak se TC “Kosova B2” është në riparim të planifikuar nga java e dytë e muajit gusht, GAP-i thotë se Kosova nuk po arrin të përmbushë kërkesat e brendshme të energjisë elektrike në këtë periudhë të ditës. Meqë edhe çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare po shënojnë çmimet rekord dhe Shqipëria nuk po arrin ta furnizojë Kosovën nga deponimet e saj atje përgjatë tërë periudhës së nevojitur, kjo po ndikon që në Kosovë të aplikohen reduktime si në periudhën e dimrit. (GAP)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …