Albin Kurti flet me shpërfillje për opozitën dhe ironizon vizitën e parë të Escobarit me krerët opozitarë

Albin Kurti flet me shpërfillje për opozitën dhe ironizon vizitën e parë të Escobarit me krerët opozitarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka  folur për emisarin amerikan, Gabriel Escobar, pasi ai është takuar me krerët e partive politike të Kosovës,  në një darkë në rezidencën e ambasadës amerikane, në Prishtinë. Kurti ka pranuar që ka kohë që s’është takuar me partitë opozitare, derisa thotë se do ta pyes sot Escobarin se si i ka shkuar ai takim dhe se si janë opozita.  Është e vërtetë që unë s’e kam takuar opozitën, prej që Kuvendi ka shkuar në pushim veror. E pash dje që përveç meje edhe z. Gabriel Escobar e kishte marrë malli për opozitën. Edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Dhe do ta pyes z. Escobar se qysh ka kaluar me opozitën, si është opozita si e kemi opozitën”, ka thënë kryeministri Kurti. Prepotenca dhe arroganca e Kurtit shpërthen edhe në rastet kur duhet të sillej me   shumë seriozitet.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …