“DOSJA E PAHAPUR” është një projekt i ndërtuar nga Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (IKSMN), cili do t´i shërbej në mënyrë të drejtpërdrejtë diplomacisë publike dhe sensibilizimit të çështjes së krimeve serbe të luftës në Kosovë si dëshmi në përballjet diplomatike të Kosovës me Serbinë. Dihet botërisht se Serbia, jo vetëm në fushën politike por edhe në fushën e diplomacisë publike është duke zhvilluar fushatë të ashpër strategjike kundër Kosovës, prandaj ne e vlerësojmë si shumë të arsyeshme që bashkërisht t´i kundërpërgjigjemi duke ofruar versionin tonë real të asaj pjese të historisë. Duke u bazuar vetëm në informatat publike, deklarojmë se Serbia ka investuar 8.9 milion € për projekte filmike të ngjarjeve në Kosovë, përderisa ne kemi ngecur me kunderpërgjigje konkrete.
‘Dosja e pahapur’ është film dokumentar i kombinuar me skena artistike që portretizojnë në mënyrë autentike krimet seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe si i tillë do të shfaqet në skenat e vendeve evropiane dhe më gjerë.
Kompania e filmit IFES përmes një audicioni të hapur ka angazhuar aktorë profesionistë për të rikrijuar skenat e krimit sipas tregimeve të dëshmitarëve të gjallë.
Filmi Dosja e Pahapur bazohet në intervistat e disa prej atyre dhjetëra mijëra personave që u përdhunuan gjatë luftës së Kosovës si dëshmi e dhunës së agresorëve serbë ndaj grave dhe burrave shqiptarë.
Në këto intervista ata do të flasin për përvojat dhe traumat e tyre. Historitë autentike të trajtuara në këtë dokumentar do të jenë dëshmi e drejtpërdrejtë, por për shkak të ndjeshmërisë së temës, emrat dhe fytyrat e protagonistëve mbeten anonim për publikun e gjerë. Dokumentari do të përfshijë edhe historinë e dëshmitares e cila arriti të thyejë tabunë dhe të deklarohet hapur si viktimë e përdhunimit seksual duke prangosur krimin serb në skenën ndërkombëtare dhe madje edhe në Senatin amerikan.
Përveç tregimeve autentike nga ata që janë prekur drejtpërdrejt nga dhuna seksuale, në këtë film do të paraqiten edhe disa dokumente që pasqyrojnë krimet e kryera nga paraushtarakët serbë, si dhe një intervistë me një dëshmitar i cili ishte pjesë e ekipit paraushtarak serb dhe pranoi të fliste për krimet e kryera nga ai dhe kriminelët e të tjerët të luftës.
Në mënyrë të përmbledhur, filmi do të trajtojë ngjarjet e përdhunimit të grave dhe burrave shqiptarë nga ushtarët dhe paraushtarakët serbë në Kosovë, por edhe dëshmi të tjera tragjike. Skenat e interpretuara nga aktorët janë vënë në skenë bazuar në historitë autentike të dëshmitarëve të verifikuar.
Qëllimi i këtij projekti filmik është t’i kujtojë botës krimet e panumërta të kryera nga forcat serbe kundër popullatës civile në Kosovë gjatë luftës.
Familjar, miq e mirëdashës, më ndihmoni ta përkrahim këtë iniciativë, apo nismë të mbarë, të cilën jo vetëm se ja kemi obligim atdheut, por ua kemi borxh e detyrim moral gjithë atyre që u flijuan, u rënduan fizikisht, psikikisht emocionalisht e moralisht për të shtrenjtën liri, të cilën ne sot e gëzojmë.
Uroj të bëhemi sa më shumë, e sa më të bashkuar, për ta realizuar së bashku këtë rrugëtim të dhimbjes e sakrifices të nënave, motrave dhe vajzave tona.
Për konsultime shtesë jemi në dispozicionin tuaj. Numr i Xhirollogarin: 196 000 673 503 11 38 Banka Kombëtare Tregtare -BKT.