Skenat me gaz lotsjellës, policë me maska dhe përplasje fizike e verbale mund të rikthehen shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës. Krejt kjo pasi që koalicioni qeverisës ka paralajmëruar miratimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Deklarata se kryetarit, Thaçi se “çështja e demarkacionit është e përfunduar dhe vetëm pritet miratimi”, duket se vetëm se i ka hedhur benzinë zjarrit në një kohë krize. Partitë opozitare i kanë bërë thirrje Qeverisë që të mos bëjë përpjekje të miratojë marrëveshjen, e cila është kundërshtuar me protesta e peticione. Në anën tjetër, koalicioni qeverisës është inkurajuar nga fakti që zyrtarët evropianë kanë deklaruar se miratimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi është parakusht për liberalizimin e vizave.
Kontrolloni gjithashtu
Veprimtari dhe mjeku i mirënjohur, Pleurat Sejdiu, rikthehet në politikë, kandidat për deputet nga PDK-ja
Pas një pauze të gjatë nga jeta politike, mjeku dhe një nga themeluesit e Partisë …