leoni

Lirohet rruga Deçan-Plavë pas bllokadës nga te reshurat e fundit  

Pas reshjeve të mëdha që kanë ndodhur ditën e djeshme në rrugën R108 (rruga Deçan-Plavë) që lidh bjeshkët e Deçanit, respektivisht tek ura te kilometri i gjashtë, ka pasur prurje të mëdha të gurëve, drunjve dhe zhavorrit me ç’rast është bërë bllokimi i rrugës për disa orë. Pas informimit për bllokimin e rrugës janë vënë në lëvizje organet komunale dhe policia, me ç’rast është njoftuar kompania Higjiena dhe kompania Lika Trade e cila ka edhe mirëmbajtjen e rrugëve për zhbllokimin e saj. Zhbllokimi i rrugës ka ndodhur në ora 02:30 pas mesnate, ku është liruar rruga për qarkullim të banorëve dhe automjeteve, ku edhe sot është duke u punuar në largimin e zhavorrit dhe gurëve përgjatë kësaj rruge.

May be an image of 2 people and body of water

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …