Kryetari Kastrati vazhdon t’u qëndroi pranë fermerëve të komunës së Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, kanë vazhduar vizitat tek fermerët e komunës së Malishevës, konkretisht fermeren Fatime Limaj në Banjë, që drejton fermën BealB SHPK, që merret me kultivimin e perimeve në sera, pastaj fermerin Qamil Begaj në fshatin Banjë, që merret me blegtori dhe që ka mbi 30 krerë lopë, si dhe fermerin Bajram Sertolli, në Bellanicë, që merret me kultivimin e pemëve dhe ka plantacion të hapur. Në takimet e sotme me këta fermer kryetari Kastrati ka folur rreth gjithë angazhimit të qeverisjes komunale në përkrahje të sektorit të bujqësisë, me theks të veçantë ka përmendur vendimin për subvencionimin e qumështit për 0.3 cent për litër, si dhe vendime tjera me interes për bujqit e komunës së Malishevës. Kryetari Kastrati ka thënë që qëllimi i këtyre vizitave është që të shohim nga afër gjithë punën fisnike që bëjnë fermerët tanë, varësisht prej sektorëve me të cilët merren, si dhe për të bashkëbiseduar me ta lidhur me orientimin e politikave tona lokale në funksion të zhvillimit të bujqësisë.

May be an image of 4 people, people standing, tree and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …