Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, dha një mesazh pas takimeve të sotme, me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, dha një mesazh pas takimeve të sotme, me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin

Emisari i BE-së për dialogun,  Miroslav Lajcak, ka folur për mediet, pas takimeve të sotme, me Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Ai ka thënë se përmes vizitës në Kosovë bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar kanë dashur të dërgojnë mesazhin se ka unitet mes Brukselit dhe Washingtonit dhe se komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar me atë që ndodhi më 31 korrik të këtij viti.  “Mesazhi më i rëndësishëm është se jemi këtu me Gabriel Escobarin pikë së pari për të treguar se uniteti midis BE-së dhe Amerikës është i plotë dhe nuk mund të jetë më i mirë. Ne po punojmë së bashku sa i përket normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe së dyti, komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar lidhur me atë që pamë në terren më 31 korrik. Dhe pritet nga ne së bashku, ne si negociatorë dhe nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht dhe prandaj jemi këtu”, ka deklaruar Lajcak pas takimeve me autoritetet e larta në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …