Yuri Kim:

Yuri Kim: Për një kohë të gjatë, të pasurit e të fuqishmit (si Ilir Meta) në Shqipëri, kanë besuar se janë të paprekshëm

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar kundër deklaratës së Ilir Metës, i cili e etiketoi, Arben Krajën duke i thënë  ‘Spurdhjaku i partisë’. Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët -dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe  të fuqishmit, në Shqipëri  kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush  nuk është mbi ligjin.‘- shkruan Yuri Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …