leoni

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Në takime me dy emisarët kam shprehur qëndrimin e PDK-së në mbrojtje të interesave të shtetit tonë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me emisarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, bashkë me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe të dërguarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai tha se në këto takime është diskutuar për zhvillimet rreth procesit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këto takime kam shprehë qëndrimin konsistent të PDK-së në mbrojtje të interesave të shtetit tonë, duke theksuar nevojën për respektim të vendimeve të ligjshme që sigurojnë reciprocitet në raport me Serbinë, si dhe sundimin e ligjit dhe lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve tanë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Përshkallëzimi i situatës në veri të vendit duhet të evitohet dhe për këtë, kërkohet angazhimi i të gjitha palëve. Në procesin e dialogut ne i kemi dhënë hapësirën e nevojshme kryeministrit dhe Qeverisë për të kryer detyrat e tyre në mbrojtje të interesave të vendit, duke konsideruar se ky proces është i pa alternativë për arritjen e paqes dhe përmbylljen e konfliktit të ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sepse, Dialogun me Serbinë asnjëherë nuk e kemi parë si betejë të brendshme politike. Mirëpo është evidente  mungesa e transparencës nga ana e kryeministrit dhe ajo  është e dëmshme për arritjen e qëllimeve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …