leoni

Pas takimit falënderues për Eskobarin dhe Lajçakun, Albin Kurti, nuk ka treguar se çka do të bëjë me 1 shtator

Pas takimit falënderues për Eskobarin dhe Lajçakun, Albin Kurti, nuk ka treguar se çka do të bëjë me 1 shtator

Kryeministri,  Albin Kurti, bashkë me Besnik Bislimin, pritën në takim  të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kryeministri Kurti falënderoi emisarët:  Escobar dhe Lajçak për angazhimin e tyre në shmangien e tensioneve të krijuar artificialisht nga ana e Serbisë dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, thanë të mërkurën se po bëjnë përpjekje që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e reciprocitetit në përdorimin e dokumenteve personale dhe targave të makinave, që do të shmangte tensionet në terren. Albin Kurti nuk ka  bërë të ditur se a do të vazhdojë afati i reciprocitetit,  për targat e dokumentet apo  ka lënë të nënkuptohet, se do të bëjë ashtu sikur thonë Escobar dhe Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …