leoni

Miroslav Lajçak

Gabriel Escobar e Mirosllav Lajçak, po qëndrojnë në Mitrovicën e Veriut për takim me Goran Rakiqin e serbë të tjerë

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot në Mitrovicën e Veriut  po bisedojnë me  kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri: Millan Radojeviq, Dragisha Milloviq, Zoran Todiq dhe Sërgjan Vulloviq. Në takim po merr pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Përfaqësuesit e serbëve nga katër komunat e veriut të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – miratuan të mërkurën një deklaratë, përmes së cilës, paralajmëruan braktisjen e mundshme të institucioneve të Kosovës, nëse nuk gjendet zgjidhje për targat dhe dokumentet për hyrje dalje. Pas takimeve me krerët e institucioneve të Kosovës, dhe qëndrimit në Mitrovicën e veriut emisarët për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, do të udhëtojnë për në Serbi për t’u takuar me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq. Takimi trepalësh është planifikuar nga ora 17:30, derisa Vuçiq nga ora 17:00 do ta takojë ndaras Lajçakun, raportojnë mediet serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …