Vesna Peshiq: Serbia nuk heqë dorë nga veriu i Kosovës me shumicë serbe, pasi Beogradi pretendon ta aneksojë atë

Ish-politikania e njohur serbe, Vesna Peshiq, ka thënë se Kosova i ka të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë një shtet të pavarur dhe asaj i duket qesharake që tani Kosova dhe Serbia, siç ka theksuar ajo po “grinden për targat e automjeteve”. Kosova nuk ka se si të kthehet”, ka thënë ajo në televizionin “N1”, duke shtuar se më e rëndësishme sesa nëse do të ketë targa RKS apo KM është se si jetohet në Kosovë. Vesna Peshiq  beson se situata rreth Kosovës ka ndryshuar shumë, sepse “amerikanët janë përfshirë shumë në të”, madje ka theksuar se “sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vazhdimisht po monitoron se çfarë po ndodh”. “Qëllimi është të zvogëlohet ndikimi rus në Ballkan”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se problemi është se Serbia “nuk do t’i ngrejë duart nga veriu i Kosovës, sepse ka popullatë shumicë serbe dhe Serbia nuk heq dorë nga aneksimi i saj”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …