Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe veteranë të luftës ka bërë sot homazhe në Kleçkë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova, të Zonës Operative të Pashtrikut. Kjo datë më vlerë është vendtakim i të gjallëve me bashkëluftëtarët tanë që kanë rënë dhe familjarët e tyre për të kujtuar veprat, krenarinë e sakrificën që kanë bërë ushtarët e kësaj Brigade heroike”, ka thënë Fatmir Limaj. Këto shenja të lirisë, ky përkujtim na sjellë në kujtesë kohen se sa shumë sakrificë është bërë për lirinë të cilën e gëzojmë sot. 25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie, sakrifice, lavdie e dhimbje që kanë përjetuar Malet e Berishës nën këtë brigadë gjatë luftës së UÇK-së. “Në këtë ditë, komandant Kumanova ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës, dhe kjo është datë e shënuar për të gjithë dëshmorët e Brigadës 121, pavarësisht datës se kur kanë rënë bashkëluftëtarët tjerë. Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova dhe gjithë dëshmorëve të kombit, ka thënë në fund të deklaratës së tij”, me këtë rast bashkëluftëtari i dëshmorëve, komandanti, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …