Partia e Ilir Metës në Shqipëri merr qëndrim kundër marrjes së nënshtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës. Në një reagim kundër ceremonisë së betimit të 16 shtetasve të huaj të organizuar në Bashkinë e Tiranës, mes të cilëve 10 qytetarëve nga Kosova morën shtetësinë shqiptare, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari e ka cilësuar edhe Kosovën si vend në konflikt, kurse dhënien e shtetësisë shqiptare për ta e quan madje “shfarosje të popullit shqiptar”. Në ceremoninë e betimit, u bënë shqiptarë 10 qytetarë nga Kosova dhe 2 nga Turqia, të cilët ushtrojnë profesione të ndryshme si stomatologë, artistë, inxhinierë etj. Marrja e shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës është një kërkesë e kahershme e tyre, të cilët jo vetëm vijnë studiojnë dhe punojnë në Shqipëri, por njëkohësisht zgjedhin që jetën ta vijojnë në Tiranë sikurse dhe shumë qytetarë nga Shqipëria zgjedhin të jetojnë në Kosovë duke e kthyer kufirin mes dy vendeve vetëm në një formalitet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …