Kryeministri, Albin Kurti, pas takimit me përfaqësuesit ndërkombëtarë, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Prishtinë, ka thënë se vendimet, të cilat i ka marrë Qeveria e Kosovës për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje do të fillojnë zbatimin nga 1 shtatori dhe se s’do të ketë më shtyrje. Në një intervistë për Al-Xhazira Kurti ka sqaruar se është takuar me gjeneralin e KFOR-it, Ferenc Kajari, po ashtu edhe me policinë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje. Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri. Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës sesa tani”, tha Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …