Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimeve që ka zhvilluar me krerët e institucioneve në Kosovës dhe të Serbisë, ka deklaruar se qëllimi i vizitës së tij, në Prishtinë dhe në Beograd këtë javë, është për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe dokumentet serbe. Escobar ka thënë se dëshiron që të dyja palët të zotohen se nuk do të ketë dhunë. “Dialogu nuk është klinikisht i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Në të njëjtën kohë, dialogu do të vazhdojë. Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit. Ne u kemi thënë liderëve të Kosovës dhe Serbisë se presim që çështja e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese të jetë në agjendën e takimit të radhës, ne nuk presim që të arrihet marrëveshje menjëherë, mirëpo natyrisht që presim të jetë në agjendë, ka thënë mesh tjerash, Gabriel Escobar. (ReL)
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …