leoni

LDK

LDK: Ndëshkimi i grevistëve është praktikë tipike e autokratëve, për të heshtur kërkesat e pakënaqësitë ndaj qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur  një konferencë për media, me ç‘ rast u kërkua të ndalet presioni ndaj mësimdhënësve nga ana e Qeverisë dhe të gjendet një zgjidhje. Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se kërkimi i listave me emrat e grevistëve nga ana e qeverisë për t’ua pezulluar kontratat atyre, është një kërcënim dhe nuk ka mbështetje ligjore. Dje SBASHK ka nisur grevën e përgjithshme në sektorin publik, kurse menjëherë më pas qeveria ka bërë kërkesën për të kërkuar listat e punonjësve të arsimit të cilët janë të përfshire në grevë për t’i pezulluar nga lista e pagave, kështu duke fyer rëndë dinjitetin edhe integritetin e tyre”. Mësimdhënësit e Kosovës kanë hyrë në grevë si rezultat i moskonsideratës nga ana e Qeverisë. Kërkimi i listave me emrat e grevistëve nga ana e Qeverisë për të dënuar ose pezulluar kontratat e punës së tyre është një goditje e ultë dhe pa mbështetje ligjore. Është praktikë tipike e autokratëve për të heshtur kërkesat dhe pakënaqësitë ndaj qeverisë, ka thënë në  një  konferencë për medie, Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-se, Jehona Lushaku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …