leoni

U PËRKUJTUAN DËSHMORËT, SKENDER KASTRATI DHE SABRI MORINA

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë nga Malësia e Vogël dhe Vrajaka, nderuan në përvjetorin e rënies dëshmorët e kombit, Skender Kastrati dhe Sabri Morina, të cilët ranë për të mos vdekur kurrë, më 26.8.1998. Kontributi i Skender Kastratit, si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare, ishte përqendruar veç tjerash, edhe në ruajtjen dhe përcjelljen e luftëtarëve të lirisë që vinin e shkonin për armatime dhe municione për luftën e UÇK-së. Malësia e Vogël, Anadrini e më gjerë, janë krenarë me sakrificën, trimërinë dhe rrugën e lirisë të cilën e ka trasuar Skender Kastrati, emrin e të cilit sot e mban me krenari shkolla, e mbajnë rrugët dhe gjithë kujtesa jonë kolektive. Sot, kujtuam edhe një sakrificë dhe vetëflijim për atdheun që bëri Sabri Morina nga Vrajaka, i cili në një moshë shumë të re mori rrugën e kurbetit, si shumë bashkëkombës dhe u kthye për të dhënë gjithçka nga vrulli i tij rinor, atëherë kur atdheu kishte më së shumti nevojë. Sabri Morina, ra heroikisht duke u futur në zonën luftës në Goden të Hasit, më 26 gusht 1998, në një pusi të ngritur nga armiqtë, së bashku me Astrit Rrushin, Naim Qemajn dhe Astrit Rrushin nga zona e Krumës. Ai me shokët e armëve dhe të idealit, lanë pas vetes veprën e pavdekshme ndër breza. Sabriu la amanet idealin e lirisë që tash e trashëgojnë nipat dhe mbesat e tij. Diellza Morina, ushtare e re e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot ballëhapur qëndronte pranë pllakës përkujtimore të xhaxhait dëshmor, si pasqyrimi i tij më i mirë në ditët e lirisë së Kosovës.

Lavdi dëshmorëve të atdheut!

Lavdi Skender Kastratit dhe Sabri Morinës!

Mund të jetë një imazh i 3 persona, monument dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …