U mbajt mbledhje komemorative me rastin e vdekjes se zyrtarit të komunës Elmi Paçarizi

Sot ka ndërruar jetë Elmi Paçarizi, zyrtar në Drejtorinë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës. Në nderim të jetës dhe veprës së zyrtarit dhe veteranit të luftës, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është mbajtur një mbledhje komemorative. “Elmiu ishte një punëtor i madh, një profesionist në fushën e ekonomisë, i përkushtuar në punë, e mbi të gjitha ishte i dashur në punë, human e solidar. Elmiu ka dhënë kontribut të madh në ndërtimin dhe zhvillimin e institucionit të komunës, duke qenë shembull për të gjithë. Ju familje e Elmiut të jeni krenar për jetën dhe veprën e tij, ashtu siç krenar edhe ne me kontributin e tij për Komunën e Malishevës”, ka thënë mes tjerash në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Malishevës, në mbledhjen komemorative, për Elmi Paçarizin. Fjalime të rastit në këtë mbledhje kanë mbajtur edhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësuesit e sindikatës së punëtorëve të Komuës, si dhe bashkëluftëtarët, të cilët sollën kujtime nga jeta e Elmiut, rrugëtimin e tij, që nga fëmijëria, deri në ndarjen e tij nga jeta. Në emër të familjes, Rrahim Paçarizi, e ka falënderuar kryetarin Kastrati dhe Komunën e Malishevës, për organizimin e këtij komemoracioni, si dhe miqtë, bashkëpunëtorët në komunë dhe të  gjithë ata që kanë marrë pjesë dhe ndajnë dhimbjen me familjen.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …