Asfaltohen 1300 metra rrugë në fshatin Ngucat të Malishevës

Sot janë asfaltuar 1300 metra rrugë në fshatin Ngucat të Komunës së Malishevës dhe asfaltimi i tyre është realizuar në kuadër të investimeve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Malishevës. Asfaltimin e rrugëve në këtë fshat, e kanë parë nga afër, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, të cilët janë shoqëruar nga asamblisti komunal nga ky fshat, Amrush Helshani dhe kryetari i fshatit, Mefail Elshani. “Ashtu edhe siç kemi deklaruar ne në vazhdimësi, se realizimi i kërkesave dhe nevojave të qytetarëve dhe vendbanimeve, është dhe do të mbetet prioritet i qeverisë Kastrati, këtë jemi duke e realizuar në terren, pasi tashmë jemi duke i përfunduar këto investime dhe pothuajse çdo ditë kemi përurime apo përfundime të punimeve në fshatrat e komunës sonë”, ka thënë nënkryetari Krasniqi, gjatë vizitës në Ngucat. Nënkryetari Krasniqi,  i ka uruar banorët e lagjeve, për asfaltimin e rrugëve. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, ka bërë të ditur, se punimet në rregullimin e rrugëve, por edhe në projektet tjera, janë duke vazhduar sipas planifikimeve, e në kuadër të këtyre investimeve janë edhe këto 1300 metra rrugë, që përfshijnë 4 rrugë në fshatin Ngucat. Ndërtimi apo rregullimi i këtyre rrugëve në Ngucat, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …