Gabriel Escobar

Gabriel Escobar: Nuk dua që serbët e veriut të Kosovës, të ngarkohen me procedura shtesë, për të shkuar në shtëpitë e tyre

Gjatë qëndrimit në Beograd, emisari amerikan, Gabriel Escobar, e ka bërë të qartë se ai nuk do që serbët e veriut të Kosovës, të ngarkohen me procedura shtesë administrative, për të shkuar në shtëpitë e tyre. Me ato që kanë thënë deri tash Kurti e Vuçiq, qëndrimi i Escobarit përkon me kërkesën që pala serbe pati, pas takimit të 18 gushtit. Letrat për  hyrje-dalje të lëshohen për shtetasit serbë, por duke përjashtuar serbët e Veriut. Vuçiq shpreson që së paku kjo do të lejohet për serbët, dhe me këtë rast dha sinjale se do t’i pranojë targat RKS.  “Shpresa ime është se më 1 shtator qytetarët në veriun e Kosovës nuk do të shohin asnjë ndryshim në jetën e tyre. Ata nuk do të jenë të ngarkuar me procedura shtesë administrative, nuk do të jenë vizitorë në vendin e tyre dhe do të njihen si qytetarë me shtetësi të dyfishtë, të Kosovës dhe Serbisë dhe të vazhdojnë të jetojnë në paqe. Kjo është pritja ime, kjo është shpresa ime”, tha Escobar në një konferencë për media.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin

Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …