Albin Kurti

KFOR-i nuk i referohet Albin Kurtit si kryeministër, pasi bashkë me UNMIK-un, EULEX-in e BE-në nuk e njohin pavarësinë e Kosovës

Profesori shqiptar në Amerikë, Gëzim Visoka, ka reaguar lidhur me komunikatën e fundit të KFOR-it në të cilën njoftohet për takimet që ka pasur komandanti Ferenc Kajari. Ai thotë se një komunikatë e tillë e lëshuar nga KFOR-i si mision i NATO-s shkon përtej qëndrimit të zakonshëm neutral ndaj Republikës së Kosovës. Sipas tij, kjo  është  bërë për të qetësuar Serbinë, meqë nuk i referohen Albin Kurtit si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, derisa Goran Rakiqit i referohen si kryetar i Listës Serbe. Profesori mbase nuk e di mbase edhe e ka harruar se KFOR-i UNMIK-u, EULEX-i por as Bashkimi Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, andaj edhe nuk e njohin as postin e kryeministrit të Kosovës, sepse veprojnë me rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila ende e njeh sovranitetin e Serbisë mbi vendin tonë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …