Vuçiq

Aleksandar Vuçiq: Më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat serbe

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat serbe. Ndërkaq, lidhur me vendimin për dokumentet serbe, ai kërkoi që nga ky vendim të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë. Ai po ashtu tha se Beogradi mund të pranojë dokumentet e Kosovës, por për këtë ka kushte. Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, e pastaj do të shohim. Vuçiq  tha se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve. Kjo është kërkesë e Prishtinës që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të përfundojë me njohje reciproke, por Serbia kërkon zgjidhje kompromisi. Harrojeni këtë dhe mos ejani në Beograd me histori të tilla sepse janë të pakuptimta. Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje vetëm me kompromis, saktësoi kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …