Përurohen zyrat e reja të Shoqatës së Personave të Zhdukur në Ferizaj

Këtë të shtunë organizata joqeveritare “Yjet e Zemrave”, ka mbajtur një takim me familjaret e personave të zhdukur ne Ferizaj, në prag të 30 gushtit-Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur. Në këtë takim, kryetari i kësaj shoqate Sali Muhaxheri, ka thënë se po punojnë me përkushtim të shtuar që të gjenden të gjithë personat e zhdukur nga Ferizaj, por gjatë këtyre proceseve po hasin në vështirësi të shumta, pasi shteti serb, këtë gjë po e pengon në vazhdimësi. Ndërsa në emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i pranishëm në këtë takim ishte drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik Balton Dërguti. Ai ka thënë se Komuna e Ferizajt dhe Kryetari Agim Aliu, janë në përkrahje të vazhdueshme të Shoqatës së Personave të Zhdukur, dhe bashkëndjenjë  mungesën e familjareve të zhdukur. Në Komunën e Ferizajt, janë 42 persona të zhdukur,  ku prej tyre kane mbet edhe 15 persona te cilët ende nuk janë gjetur.

Kontrolloni gjithashtu

Të mërkurën Promovohet monografia, kushtuar veprimtarit atdhetar, Mustafë Rexhepi

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit …