Edhe këtë vit mbahet turneu memorial i ping-pongut në Ferizaj  

Për të shtatëmbëdhjetën herë radhazi në Ferizaj u mbajt turneu memorial ndërkombëtar në ping- pong  “Ahmet Hoxha” 2015. Për jetën dhe veprën e dëshmorit të kombit Ahmet Hoxha foli njëri nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Ylber Topalli.

Pjesëmarrës të këtij turneu ishin pingpongist nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Hapjen e këtij turneu memorial e bëri kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

“Fillimisht dua t’i shpreh nderimet më të thella sakrificës sublime të heroit tonë Ahmet Hoxha, i cili u vra 17 vjet më parë, vetëm për shkak të përkatësisë së tij kombëtare dhe bindjeve politike. Ky hero na kujton një kohë jo shumë të largët, kur njerëzit e Kosovës e kanë paguar me jetë synimin tonë të përgjithshëm për të qenë të lirë në vendin tonë. Heroi Ahmet Hoxha na kujton njeriun i cili, ndër të tjera, në ditët më të rënda të viteve ’90-ta, organizonte veprimtari sportive duke tubuar të rinjtë, në mënyrë që përmes aktiviteteve të shpeshta, ta përballonin më lehtë kohën e represionit të paparë dhe zymtësinë e atyre viteve. Sot, jemi duke bërë hapa të rëndësishëm në masivizimin dhe popullarizimin e sportit, por edhe për depërtimin e sportit tonë në rajon, Evropë dhe në Botë”, ka thënë kryetari Savrqa.

Para fillimit të turneut memorial të ping- pongut, u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj,  për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit Ahmet Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …