Kryeministri, Albin Kurti ka paralajmëruar deputetët e subjektit politik Vetëvendosje se do të ndërmarr masa ndaj tyre nëse ata nuk angazhohen për realizimin e për programit të partisë së tij. Ai paralajmëroi deputetët e partisë së tij se nëse nuk e ndihmojnë qeverinë për të vazhduar përpara, ata nuk do të jenë të emëruar në lista në zgjedhjet e ardhshme. “E keni mundësinë të shkëlqeni, por mirë nuk është shkëlqyeshëm. Por, nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes, nëse nuk tregoni modesti në jetën e përditshme, nëse nuk e ndihmoni qeverinë, gjasat janë që deputetët që janë në mesin tonë, do të jenë ata që nuk do të jenë në listat e ardhshme”, theksoi në mes tjerash, lideri i Vetëvendosjes, njëherit edhe kryeministër i vendit, Albin Kurti.