Kryeministri, Albin Kurti ka porositur qytetarët që të kursejnë sa më shumë pasi kjo është mënyra më e mirë për tejkalimin e krizës. Ai ka shfaqur bindjen e tij sipas së cilës, Kosova është ndër vendet me shifrat më të ulëta të inflacionit, krahasuar me vendet e zhvilluara evropiane. “Çmimet po rriten, është mirë të kursejmë. Pra jo pesimizëm, por realizëm ekonomik. Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm. Ata që thonë mos kurseni duan t’iu vjedhin. Nuk kemi nevojë për mendjemëdhenj, ministrat në Qeverinë e Kosovës nuk janë shefa, por udhëheqës. Modestia është cilësia që na duhet ,e shoqëruar me vendosmëri që e kemi pasur. Ministrat e dinë që do të kenë ndryshime. Do të merren për bazë rezultatet e punës” theksoi mes tjerash, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …