Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumentet, është evituar një krizë e mundshme. Kemi punuar në modalitetin e parandalimit të krizës. Kemi parandaluar një krizë që do mund të shpërthente më 1 shtator, nëse nuk do arrihej marrëveshja për kalim të kufirit nga serbët dhe shqiptarët e Kosovës. Ky është një lajm shumë i mirë”, ka thënë Borrell në një intervistë për televizionin austriak. Borrell u shpreh i bindur se edhe çështja e targave do zgjidhet. Në fakt kemi një mandat nga OKB për të zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kemi një rol të rëndësishëm për të sjellë stabilitet në rajon, saktësoi Josep Borell.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Limaj në Odën e Karadakut, shprehu krenari për të kaluarën dhe besim në të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, vizitoi Odën e Karadakut ku ndodhej mes miqve dhe …