Dy anije luftarake amerikane, kaluan ngushticën e Tajvanit në orët e fundit, duke rritur dhe më tej tensionet me Kinën

Dy anije luftarake amerikane, kaluan ngushticën e Tajvanit në orët e fundit, duke rritur dhe më tej tensionet me Kinën

Dy anije luftarake amerikane,  kaluan në ngushticën e Tajvanit në orët e fundit, duke rritur dhe më tej tensionet me Kinën. Lajmi u bë i ditur nga vetë Marina e Shteteve të Bashkuara, e cila konfirmon se ky kalim ka si synim të tregojë përkushtimin e Amerikës për një rajon të lirë dhe të hapur. Lundrimi i anijeve amerikane në ngushticë vjen pas manovrave të paprecedentë ushtarake kineze afër ishullit që nisën pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Anijet kaluan një korridor në ngushticën që shtrihet përtej detit territorial të çdo shteti bregdetar”, thuhet në deklaratën e Marinës. Ndërkohë pritet reagimi zyrtar i Kinës, e cila Tajvanin e konsideron si pjesë të veten, meqë popullata në tërësi është kinezisht folëse.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …