Nesër me gusht 2020 koma e Hanit të Elezit shënon Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune

Rufki Suma: 29 Gushti-Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Rufki Suma-ish komandant i Brigadës 164 “Gafurr Loku“ në Han të Elezit, ka perkujtuar Ditën e Dëshmorëve të Hanit të Elezit ku ka shkruar: Në këtë ditë të veçantë për Hanin e Elezit, kujtojmë e nderojmë më të dashurit tanë që dhanë jetën për lirinë që po e gëzojmë sot.

Pesëmbëdhjetë dëshmorët që i përkujtojmë sot, pushojnë të qetë në Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.

Ashtu si qiriri i cili digjej e shkrihej për ti bërë dritë të tjerëve, ashtu ishin dëshmorët që sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre që ne ta gëzojmë lirinë.

Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit.

Nderë e respekt për familjet e dëshmorëve dhe gjithë ata që kontribuuan për lirinë që po e gëzojmë sot, ka shkruar nder te tjera,  Rufki Suma-ish komandant i Brigadës 164 “Gafurr Loku“ në Han të Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Po biem pre e mosmarrëveshjeve mes veti të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të bashkuara të Amerikës

Sadik Halitjaha: Sikur të ishte mbyllur RKL që më 21 qershor 1999, ku do të mbetej UÇK-ja?

Sulmet e pandalshme dhe sabotimet, si dhe mosndihma nga Qeveritë ndaj këtij mediumi – RKL-së …