Mbretëria e Bashkuar ka nisur të aplikojë zbatimin e planit të marrjes së masave për ekstradimin e emigrantëve të paligjshëm që futen nga Shqipëria. Sipas Daily Mail, në pikën kufitare në Dover, do të vendosen efektivë policie të Shqipërisë. Ata do të ndihmojnë forcat vendase përmes verifikimit të të dhënave për emigrantët shqiptarë, nëse rezultojnë të dënuar më parë ose jo. Departamenti i drejtësisë në Britani, do të presë sot një delegacion nga policia e Shqipërisë për të finalizuar marrëveshjen e arritur mes dy vendeve disa ditë më parë. Disa ditë më parë, Ministrja e Brendshme, Priti Patel njoftoi për arritjen e marrëveshjes, ku ndër të tjera sqaroi se kjo do të përshpejtojë procedurat për ekstradimin e shqiptarëve. Nëse emigrantët kërkojnë azil, atëherë do të kryhet verifikimi i të shkuarës së emigrantëve. Nëse rezultojnë të pastër, ata do të mund të marrin leje qëndrimi, në të kundërt, do të ekstradohen menjëherë në Shqipëri përmes avionëve që do të merren me qira.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …