Kryetari Haliti takohet me përfaqësues të KRU “Hidromorava”  biseduan për furnizimin me ujë të disa fshatrave në komunën e Vitisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendës i tij, Hasan Aliu kanë pritur sot në takim Granit Sylejmanin, ushtrues i detyrës së KRU “Hidromorava” nga Gjlani dhe Kemur Mustafa nga njësia e kësaj kompanie në Viti. Bëhet me dije se në këtë takim është biseduar për rritjen dhe shtrirjen e kapaciteteve të ujit për 13 fshatrat e komunës së Vitisë. Përfaqësuesit komunal kërkuan gjithashtu realizimin e marrëveshje të nënshkruar vitin e shkuar.  Ndërkaq janë shqyrtuar edhe mundësit për investime në projektet për furnizim me ujë për fshatrat Ramjan, Novoselë dhe Radivojcë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …