Shefi i BE-së, Josep Borell në një konferencë për gazetarë ka bërë të ditur se ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në një takim në Pragë se duhet të parandalohen përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se për stabilitetin e Evropës, rajoni duhet të ketë një perspektivë evropiane. Ne bashkëpunojmë në Bosnje dhe Hercegovinë ku operacioni ALTHEA luan një rol kyç për stabilitetin. Ne duhet t’i ofrojmë një perspektivë evropiane Ballkanit Perëndimor. Ne duam të ndihmojmë në zgjidhjen e krizave në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Vërejmë përpjekje nga jashtë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Bosnjë-Hercegovinës”, tha Borell.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …