Josep Borell: Ende nuk ka marrëveshje për reciprocitet mes Kosovës e Serbisë, kemi kohë deri më 1 shtator

Hisen Berisha: Marrëveshja Kurti (Surroi) – Vuçiq, ndërmjetësuar nga Lajçaku

Të dashur bashkëkombës, shtetas të Republikës së Kosovës kudo që jetoni, po ju drejtohem sot në tentim për të ndërtuar një bashkëbisedim rreth qëndrimit tim kritik ndaj asaj që po tentojnë ta kamuflojnë edhe të na e paraqesin  gjoja si një marrëveshje.

  1. Republika e Kosovës që nga embrioni i saj (Deklarata e pavarësisë) e deri në 27.08.22, çdo herë, rrugën për të dalë nga pushtimi shekullorë serb e ka parë dialogun. Në ecje e sipër burrshtetasit e shqiptarëve të Kosovës ndërtuan një traditë dhe e imponuan jo vetëm për serbët por në shembullin e “gandizmit” për krejt njerëzimin.
  1. Ky “dialog” me shtetin pushtues Serbinë, e ka historikun e tij (për të cilin nuk dua të flas sot) por, i ka edhe produktet e veta, p.sh. Opinioni botëror e njeh marrëveshjen për kodin e telefonisë; për kthimin e kopjeve të kadastres; marrëveshjen për lëvizjen e lirë 2011; marrëveshjen për asociacionin; si dhe atë që unë kam dëshirë me e quajtë arritjen historike të Kryeministrit të Republikës së Kosovës duke marrë nga zyra e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, jo vetëm një marrëveshje obliguese për Serbinë por edhe njohjen e shtetit, që krejt historinë e krijimit e ka të përafërt me sakrificën tonë kombëtare.
  1. Duke qenë pro dialogut, si deputet i kuvendit të Republikës së Kosovës, pse jam sot kundër takimit me Kryeministrin Kurti?

Qëndrimin tim politik për veprim partiak, unë e dhashë në konsultimet e PDK me grupin përfaqësues në Kuvend, ndaj nuk po përsëritem por nisur nga ato që përmenda më lartë po shpjegohem shkurt dhe qartë.

Krejt jeta ime publike karakterizohet me bashkimin e elementëve të politikës kombëtare në favor të Republikës së Kosovës si shtet, edhe dua të mbetem si portreti ushtarako-politik përbashkues por jo në këtë shteg ku Kurti duke iu shërbyer verbazi interesave personale dhe smirës politike të sëmurë të Veton Surroit, është nisur për t’a nxjerrë Republikën e Kosovës nga marrëveshjet e nënshkruara dhe të arkivuara gjithandej zyreve diplomatike euro-përendimore edhe nga krye marrëveshja e garantuar nga Presidenti i Amerikës, e duke ia dhuruar Vuçiqit Shtetin e Kosovës si një “tortë” në pjatë, përmes një “marrëveshje verbale pa asnjë shkronjë në tekst”!

  1. Degjenerimet e personaliteteve janë të llojlojshme edhe i studiojnë shkencat mjekësore, ama degjenerimin shtetërorë në nivel të tillë, tani pasi

LDK dhe AAK si parti nënshkruese të këtyre marrëveshjeve (përmes ministrave të tyre në qeveritë përkatëse kur janë arritë ato), më ka alarmuar në kuptimin e një rreziku të përgjithshëm shtetërorë, ku po ekspozohet Republika e Kosovës.

PDK tani për tani zgjodhi rrugën e domosdoshme për ta diskredituar këtë ndërmarrje, e cila edhe kësaj here sikur në fillimet e saja është mbështjellë me ngjyra nacionaliste. Paramendojeni ish kryeministrat e Republikës, nënshkrues me firmën e tyre tani mohojnë të “zezën mbi të bardhë” për një kumbari të vjetër gojore, Veton- Vuçiq!?

  1. Zhbërja dhe arritja e marrëveshjeve të shtetit të Kosovës, qoftë me shtete fqinjë apo me shtete më të largëta, është obligative të votohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Jam i vetëdijshëm  se aktualisht Vetëvendosja  mund ta mbivotojë secilin qëndrim opozitar por unë i kërkoj publikisht edhe popullit dhe PDK, të distancohen nga çfarëdo premtimi apo betimi gojorë që arrihet midis “dialoguesve” si ndërmarrje e tyre private, që shtetin nuk e fusin në obligime ndërkombëtare!

Secila marrëveshje, për ta plotësua ketë thirrje e dimë fushatën e Vetëvendosjes për ta denominuar marrëveshjen e Washingtonit, duhet ta kalojë ratifikimin në kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të merret fillimisht aty pëlqimi e  pastaj të shkohet në tavolinë, siç thoshte kryeministri ynë nacionalist kur ishte opozitar!

Krejt në fund,  përqafojeni rrugën e PDK-së, ta kthejmë Republikën e Kosovës në tavolinën e bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, aty ku ka lindur shpëtimi i kombit shqiptar nga gjenocidi shtetëror serb, jo vetëm në kohën e Millosheviqit! (Epoka e Re)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …