leoni

Policia kufitare dhe Agjencia Pyjore në aksion për parandalimin e shkatërruesve të pyjeve

Autoritetet e Agjencisë Pyjore të Kosovës, Njësia në Viti, së bashku me policinë kufitare, kanë ndërmarrë një aksion në fshatin Debellde të Vitisë, me ç’rast kanë ndalur dhe kanë konfiskuar 7 m dru, 3 automjete dhe një moto sharrë dore. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Viti, Naim Pira, ka bërë me dije për aksionin e djeshëm dhe ka theksuar se do të vazhdojnë me inspektimin e terrenit dhe zonave, ku pyjet janë duke u shkatërruar. “Jemi duke u angazhuar që dëmtuesit, konkretisht prerësit ilegal të pyjeve ti parandalojmë dhe ti sjellim  para drejtësisë. Lusim qytetarët për një bashkëpunim me autoritetet e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe me  policinë e Kosovës, në mënyrë që ti ruajmë këto pasuri që na i ka falë natyra”, ka thënë drejtori Pira.

Mund të jetë një imazh i makinë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …