Komuna e Vitisë përgatiti buxhetin komunal 2023-2025

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot një mbledhje me  Këshillin e  Drejtorëve, ku në veçanti është  diskutuar për propozim buxhetin e komunës së Vitisë, për vitin 2023-2025 i cili së shpejti pritet të shkoj për shqyrtim në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin Komunal të Vitisë. Me këtë rast gjatë këtij takimi u bë me dije se Komuna e Vitisë, ka mbajtur edhe gjatë këtij viti dëgjimet publike për buxhet me qytetarë dhe grupet e interesit.  Kjo u bë me qëllim që qytetarët vitias të njoftohen me propozim buxhetin për vitin në vijim  dhe të jenë pjesë e hartimit të buxhetit në veçanti të listës për investime kapitale. Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti,  potencoi  kjo komunë me buxhetin e vitit në vijim do të realizoj projekte të ndryshme qoftë me buxhet komunal apo me bashkë participim me partnerët e ndryshëm dhe atë në të gjithë territorin e komunës së Vitisë. Ndërkaq   Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, paraqiti propozim buxhetin komunal 2023-2025,  ku sipas këtij dokumenti  buxheti i tërësishëm për vitin në vijim pritet të  jetë  14 milion e 996 mijë euro. Ky buxhet pritet të ndahet në këto kategori ekonomike: paga dhe shtesat 7 milion e 609 mijë €, mallrat dhe shërbime 2 milion e 432 mijë €, shpenzime komunale 325 mijë €, subvencione dhe transfere  570 mijë € dhe shpenzime kapitale  4 milion e 59 mijë €.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …