Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se nuk janë ekzekutuar pagat e plota të mësimdhënësve

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se nuk janë ekzekutuar pagat e plota të mësimdhënësve. Ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve. Nuk janë ekzekutuar pagat e mësimdhënësve të regjistruar në komunat të cilat nuk i kanë dërguar listat e pagave në Ministrinë e Financave.  Vetëm  katër komunat e drejtuara nga Lëvizja Vetëvendosje i kanë dërguar listat e pagave. Greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK-ja , ka krijuar nevojën që të procesohen edhe llogaritjet nga ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur dhe marrë parasysh që sipas ligjit detyrimi i punëdhënësit gjatë kohës sa punëtori është në grevë, pezullohet, ne kemi marrë për detyrë që të përditësohen listat e pagave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …