Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi i ka kërkuar, kryeministrit Albin Kurtit që të ndalet, ose do ta ndalë populli. Nëse kjo ndodh, Kurti do të përfundojë me turp. “Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti. Kah po e qon këtë vend o Albin. A po e sheh se duke e shkatërruar me themel!? Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit! Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji?. Haradinaj i kërkoi llogari Kurtit për mbajtjen e parave të popullit në arkën e shtetit, në këtë kohë krize e inflacioni të papërballueshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …